Lotaria Kombetare

English (UK)
A+ A A-

Arkiva e Shtypit

Tiranë, më 19/03/2013

Njoftim për Shtyp

Presidenti i Republikës dekreton projektligjin për Licencën e Lotarisë Kombëtare


Përgjegjshmëri, Besueshmëri dhe Risi,
janë vlerat që kompania “Lotaria Kombëtare”, pjesë e “Casinos Austria/Austrian Lotteries Group” do të sjellë shumë shpejt në treg me anë të produkteve të saj.

“Pas firmosjes së licencës, ratifikimit të saj në Parlamentin Shqiptar dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës, ne jemi tashmë të dedikuar me profesionalizëm për të ngritur Lotarinë Kombëtare duke implementuar sisteme të teknologjisë së fundit. Qëllimi ynë kryesor është të zhvillojmë lojërat e Lotarisë Kombëtare në mënyrë sa më transparente dhe të sigurt për publikun, të cilat do te monitorohen dhe mbikëqyren nga Ministria e Financave” – shprehet Z. Peter Simoner, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Lotaria Kombëtare” . 

Dekretimi i marrëveshjes së licencës nga ana e Presidentit të Republikës të Shqipërisë, shënoi aktin e fundit formal në rrugën ligjore mbi lojërat e lotarisë. Veprimtaria e Lotarisë Kombëtare karakterizohet nga elemente të larta sigurie për mbrojtjen e plotë e konsumatorit si dhe nga kërkesa të larta të Entit Rregullator.

Duke filluar nga muaji Prill 2013, “Lotaria Kombëtare” sh.p.k., do të ofrojë për të gjithë personat në moshë madhore, mundësinë për të marrë pjesë në lojërat tërheqëse të lotarisë, të cilat do të mund t’i gjeni në pikat tona të shitjes në mbarë vendin. 

Loja e parë që do të prezantohet është produkti Loto me formulën “6 nga 39”, ku kombinohen çmime tërheqëse me probabilitet të lartë fitimi. Pagesa e të gjitha çmimeve të fituara, sigurohet nga një garanci e lartë e kapitalit të kompanisë “Lotaria Kombëtare” sh.p.k. si dhe nëpërmjet Grupit të “Casinos Austria/Austrian Lotteries”.

Shortet do të jenë publike, dhe në secilin prej tyre do të dalin numrat fitues. 

Në gjysmën e dytë të vitit 2013, kemi planifikuar të zgjerojmë portofolin tonë të produkteve duke hedhur në treg dy lloje karta gërvishtëse. 

“Lotaria Kombëtare” sh.p.k siguron që do të marrë me seriozitet përgjegjësitë e saj sociale dhe do të zhvillojë veprimtarinë e saj nën vëzhgimin rigoroz të mbrojtjes së konsumatorëve dhe mbrojtjes së minorenëve për të mirën publike. Kompania do të sigurojë mbështetje financiare për projekte të ndryshme humanitare si dhe projekte në fusha të tjera me interes për publikun dhe Shqipërinë. 

“Të ofrosh një lotari në një treg dinamik siç është tregu shqiptar, është një sfidë e madhe por dhe e bukur. Të gjithë shqiptarët do të binden për besueshmërinë, sigurinë dhe cilësinë e lojërave tona të lotarisë. Ne do të mbështesim projekte të rëndësishme për vendin” – u shpreh Bettina Glatz-Kremsner, Anëtare e Bordit Drejtues të Austrian Lotteries.


Rreth Grupit “Casinos Austria/Austrian Lotteries” 

Grupi “Casinos Austria/Austrian Lotteries” është grup ndërkombëtar i akredituar i lojërave të fatit, që operon në këtë fushë me përgjegjshmëri të lartë, bazuar në parimet: integritet, besueshmëri dhe siguri. 

Me eksperiencën e saj 26-vjeçare në fushën e lotarive, fuqia e risive dhe fokusi në interesin dhe pritshmëritë e konsumatorit, Grupi “Casinos Austria/Austrian Lotteries” jo vetëm që gjeneron të ardhura optimale edhe për tatimet, por, ajo kombinon përgjegjësitë rregullatore me përkushtimin e korporatës dhe mbështet institucione e projekte që paraqesin interes publik. 

Në vitin 2011, Grupi i Casinos Austria/Austrian Lotteries numëronte 5,403 punonjës në 20 shtete, duke operuar në të pestë kontinentet dhe duke siguruar shitje me vlerë 3.471 miliardë Euro. 

Lojëra me Përgjegjshmëri

Lotaria Kombëtare, by austrian lotteries, e vendos maksimalisht theksin tek mbrojtja e lojtarit dhe i tejkalon posaçërisht kërkesat ligjore në rregullat, masat dhe programet tona për të luajtur me përgjegjshmëri. Kjo vlen për të gjitha aspektet, që nga kurset dhe trajnimet që u ofrojmë punonjësve dhe partnerëve të shitjes lidhur me marrëdhëniet me klientët dhe çështjet e lojës së përgjegjshme, e deri tek masat që marrim për të mbrojtur të miturit.

Çfarë është varësia ndaj lojërave të fatit?

Varësia ndaj lojërave të fatit shfaqet si konsumim i tepruar patologjik i produkteve të lojërave të fatit. Mund të konsiderohet  varësi kur loja bëhet një mani që konsumon pjesën më të madhe të kohës së lojtarit. Individët me varësi ndaj lojërave të fatit investojnë shumë kohë dhe para duke neglizhuar fushat e tjera të jetës, siç është familja dhe/ose karriera e tyre. Në një proçes që zakonisht zgjat disa vite, këta individë, së fundmi humbin dhe marrëdhëniet e tyre sociale dhe si rrjedhim edhe vetëvlersimin dhe vetëbesimin e tyre.

Ne përkushtohemi që të parandalojmë.

Lotaria Kombëtare, by austrian lotteries, e ka ndjekur rrugën e “lojërave me përgjegjshmëri” qysh prej themelimit të kompanisë. E kemi vendosur si prioritet që të punojmë kundër problemeve të mundshme që mund të lindin nga pjesëmarrja në lojërat e fatit. Për të siguruar që lojërat e fatit të jenë për klientët tanë vetëm një aktivitet i kohës së lirë, Lotaria Kombëtare, by austrian lotteries, është angazhuar të zbatojë kufizimet e duhura, të sigurojë respektimin e rregullave dhe rregulloreve të lojës, t’u japë lojtarëve informacionet e nevojshme dhe ta përfshijë mbrojtjen e lojtarëve në zhvillimin e lojërave të reja dhe në riprojektimin e produkteve ekzistuese.

Fëmijët dhe të rinjtë nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë grup i synuar për produktet e Lotarisë Kombëtare, by austrian lotteries. Me gamën e produkteve tona, synojmë vetëm personat madhorë mbi moshën 18 vjeç. Personat nën moshën 18 vjeç nuk lejohen të marrin pjesë në lojërat tona. Asnjë produkt i lojërave të fatit nuk do t’u shitet të miturve nën 18 vjeç.

Ofrojmë informacion për konsumatorët tanë

Me anë të broshurave rreth “Lojëra me Përgjegjshmëri”, Lotaria Kombëtare by austrian lotteries, vë në dispozicion të bashkëpunëtorëve të saj të pikave të shitjeve, informacion mbi lojërat e fatit dhe kërkon vendosjen e tyre në çdo pikë shitjeje. Këto broshura përmbajnë rregulla mbi përdorimin e sigurtë të lojërave të fatit, testim mbi mundësinë e varësisë ndaj lojërave të fatit si dhe shanset për të fituar me lojërat tona të fatit.

Ne sigurojmë  trajnim të vazhdueshëm dhe afatgjatë.

Në korporatën tonë çelësi i suksesit për të siguruar dhe ofruar “lojëra me përgjegjshmëri”, është në duart e punonjësve.

Menaxherët dhe punonjësit, të cilët janë në kontakt të drejpërdrejtë me klientët marrin pjesë në seminare dhe trajnime të përvitshme, të konceptuara enkas për ta, nga ekspertë të lojërave të fatit. Përveç kësaj, për të gjithë punonjësit e tjerë është e detyrueshme ndjekja e një kursi on line mbi të luajturin me përgjegjshmëri.  

Kontratat me partnerët e rinj të shitjeve mund të nënshkruhen vetëm pasi të kenë kryer me sukses trajnimin për lojërat me përgjegjshmëri. Krahas kësaj, të gjithë partnerët e shitjeve ritrajnohen për lojërat me përgjegjshmëri të paktën një herë në vit, nga punonjësit tanë të shërbimit në terren. Atyre u jepet edhe mundësia për ta përsëritur kursin e trajnimit bazë drejtpërdrejt në pikën e shitjes, përmes terminaleve tona në rrjet.

“Austrian Lotteries” është certifikuar plotësisht në përputhje me Standardet e Lojërave me Përgjegjshmëri të Shoqatës Evropiane të Lotarive prej vitit 2009 dhe ka marrë nivelin më të lartë të mundshëm të certifikimit (Niveli 4) sipas Kuadrit të Lojërave me Përgjegjshmëri të Shoqatës Botërore të Lotarive në vitin 2010. Kjo e bën shoqërinë “Austrian Lotteries” njërën prej të paktave subjekte të lojërave të fatit në botë me standarde kaq të larta të lojërave me përgjegjshmëri.

Ne reklamojmë  me përgjegjshmëri.

Publiciteti me përgjegjshmëri është në vetvete i lidhur me të luajturit me përgjegjshmëri. Lotaria Kombëtare, by austrian lotteries, ka zbatuar gjithmonë në mënyrë vullnetare standardet më të larta etike në veprimtaritë e saj publicitare.

Nga këndvështrimi legjislativ, Lotaria Kombëtare, by austrian lotteries, ka të drejtë të ofrojë dhe të marketojë produkte dhe shërbime të lojërave të fatit me efikasitet dhe përgjegjshmëri. Pra, e kemi për detyrë të promovojmë të ashtuquajturën “dije për lojërat e fatit”. Kjo mbulon si zhvillimin e aftësisë së individit për të marrë pjesë në format e ndryshme të lojërave të fatit në mënyrë të kontrolluar dhe të parrezikshme ashtu edhe zhvillimin e formave të përshtatshme përmes të cilave t’u drejtohemi grupeve të ndryshme të synuara.

Kjo duhet të arrihet përmes publicitetit informativ të projektuar me kujdes në mënyrë që të japë informacion por pa nxitur në mënyrë të tepruar nevojën për të luajtur. Shoqëria “Austrian Lotteries” përqendrohet tek mosfshehja e fakteve dhe promovon vetëm ato avantazhe që mund të reklamohen dhe arrihen në mënyrë të përgjegjshme.

Ne mbështesim rezultatet kërkimore

Ne jemi në një bashkëpunim të vazhdueshëm me ekspertët ndërkombëtarë në fushën e Lojërave me Përgjegjshmëri, duke i vlerësuar në vazhdimësi elementët që ne implementojmë në lidhje me këtë fushë.

 

Mundësitë tuaja për të fituar një çmim të parë

Mundësia për të fituar një çmim të parë me 6 numra të saktë, në Loto “6 nga 39”, është 1:3,262,623

Numra të saktë

                                 Mundësia për të fituar është 1 në

6

 

3,262,623.0

5

 

16,477.9

4

 

411.9

3

 

29.9

2

 

5.3

Mesatarisht

 

                                                     4.5

 

Të gjitha rezultatet e lojërave e fatit përcaktohen krejt rastësisht.

 Në rastet kur lojëtarët fitojnë shuma të mëdha parash, Lotaria Kombëtare by austrian lotteries, ofron asistencën e një këshilluesi për fituesin, në mënyrë që ai të përshtatet më lehtë me shumën  e fituar. Nëse fituesi dëshiron, këshilluesi do ta kontaktojë dhe do ta këshillojë mbi përdorimin sa më mirë të parave të fituara. Ky shërbim u ofrohet të gjithë lojëtarëve që kanë fituar shuma prej 100,000 Lekë apo më tepër.

Kush jemi

“Lotaria Kombëtare sh.p.k.” është shoqëri tregtare shqiptare, 100% në pronësi të shoqërisë “Österreichische Lotterien” (e njohur edhe si “Austrian Lotteries”).Shoqëria “Austrian Lotteries” është pjesë e grupit “Casinos Austria/Austrian Lotteries Group”. Në vitin 2012 ky grup kishte 5.272 punonjës në 20 vende në të gjitha kontinentet, me të ardhura gjithsej nga xhiroja afariste prej 3.537,9 miliard euro.

Me të 27 vitet e përvojës, inovacionit dhe përkushtimit, “Austrian Lotteries” gëzon njohje ndërkombëtare dhe reputacion si një ndërmarrje e besueshme e lojërave të fatit, duke ofruar lojëra tradicionale të lotarisë (lojëra me short dhe lojëra të çastit) dhe lojëra të fatit elektronike përmes të gjitha kanaleve (rrjetit të pikave të shitjes, internetit, celularit).

E themeluar në vitin 1986, “Austrian Lotteries” ka fituar një reputacion të jashtëzakonshëm, si brenda Austrisë, ashtu edhe jashtë saj. Aksionerët e “Austrian Lotteries” përfaqësojnë dekada të tëra përvoje në lojërat e fatit dhe shërbimet financiare, e ndërthurur edhe me aftësinë e dëshmuar për t’i kultivuar me profesionalizëm tregjet në përputhje të plotë me kërkesat ligjore të Legjislacionit Austriak për Lojërat e Fatit, Shërbimet Bankare dhe Transmetimet.

Të gjitha këto parime do të zbatohen edhe në tregun shqiptar, nën garancinë e “Austrian Lotteries”. “Lojëra me Përgjegjshmëri” është parimi bazë i të gjitha veprimtarive të “Austrian Lotteries”, pra edhe i Lotarisë Kombëtare.

“Austrian Lotteries” është një biznes me shumë kanale i fokusuar tek klienti, që arrin drejtpeshimin e duhur midis zgjerimit të tregut të lojërave të fatit, nga njëra anë, dhe përgjegjësisë sociale, nga ana tjetër. Duke qenë se, krahas aftësive të mëdha të teknologjisë informatike, marketingu është zotësia thelbësore më e rëndësishme e Lotarisë Kombëtare, by austrian lotteries, avantazhi konkurrues i saj qëndron në njohuritë teknike të marketingut të ekspertëve të saj.

Kontrollo Biletën

Shkruani Nr. e biletës:

VENDNDODHJET TONA

all rights reserved © 2014 Lotaria Kombëtare by austrian lotteries