Lotaria Kombetare

English (UK)
A+ A A-

Udhëzimet e Lojës

Si të bëhesh fitues

Mundësia juaj për të fituar miliona duke plotësuar një skedë të thjeshtë
Mjafton të luani Loto! Parashikoni 6 numra nga 39, në njërën nga fushat e skedës. Besoni në fatin tuaj dhe bëjini ëndrrat realitet.

 

Si të shënjoni në mënyrën e duhur numrat e përzgjedhur.

Shënjoni 6 numra sipas dëshirës tuaj, në një fushë numrash nga 1 tek 39. Përdorni stilolaps me bojë blu ose të zezë. Shënjoni kështu X dhe jo X..

6 numra të përzgjedhur në një fushë numrash do të thotë “një parashikim”. Me një skedë lotarie ju mund të luani deri në 12 parashikime. Në qoftë se dëshironi, ju mund të kërkoni parashikimin automatik nga sistemi, pra që sistemi të zgjedhë në mënyrë rastësore 6 numra për ju. Ky proçes quhet ndryshe “Parashikimi i shpejtë”. Më shumë informacion mbi këtë proces të sistemit mund ta merrni në pikën e shitjes.

Çmimi për një parashikim Loto është 100 Lekë.

 

Me Loto tashmë 2 shorte në javë

Ju tashmë keni mundësinë të luani Loto 2 herë në javë sepse shorteu hidhet të Enjteve dhe të Dielave. 

 

Si mund të luani deri në 5 shorte

Në qoftë se dëshironi, ju gjithashtu mund të luani me të njëjtat parashikime deri në 5 shorte.  Mjafton të shënjoni kohëzgjatjen e dëshiruar të lojës (numrin e shorteve) në skedën e Loto. 

 

Mënyra më e shpejtë drejt milionave. 

Merrni pjesë në Loto në pikat e shitjes!

Ju mund të bëheni pjesëmarrës në Loto në çdo pikë shitjeje ku shihni logon e kompanisë “Lotaria Kombëtare” ose dhe logon e “Loto 6 nga 39”.


Si mund të jeni fitues?

Është e thjeshtë:  Gjashtë numra korrektë në një fushë numrash! Shorteu për numrat fitues të Loto hidhet çdo të Enjte dhe të Diel, drejtëpërdrejt në TV

• Kategoria e çmimit të parë:  6 numra të saktë
• Kategoria e çmimit të dytë:  5 numra të saktë
• Kategoria e çmimit të tretë: 4 numra të saktë
• Kategoria e çmimit të katërt: 3 numra të saktë
• Kategoria e çmimit të pestë: 2 numra të saktë

Në qoftë se ju keni parashikuar 6 numra të saktë, do të jeni fitues në kategorinë e çmimit të parë (shuma fituese sipas rregullave të lojës + përfitime të tjera promocionale në qoftë se aplikohen)

Në rast të Jackpot, vlera e rregullt e kategorisë së çmimit të parë, do t’i shtohet shumës së kategorisë së çmimit të parë të shorteut të rradhës (sipas rregullave të lojës).

 

Si të kërkoni çmimin tuaj

Numrat fitues, vlerat dhe sasitë e çmimeve mund të gjenden të publikuara në gazeta, në pikat e shitjes, në faqen tonë www.lotaria.al ose në faqen tonë zyrtare në Facebook. 

Çmimet deri në 15,000 Lekë mund të tërhiqen në pikat e shitjes në ditën pasardhëse të punës, pasi të ketë përfunduar përcaktimi i fituesve. 

Çmimet e mëdha, nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë mund të kërkohen në pikat ku paguhen çmimet e mëdha (Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha). Lista të këtyre pikave gjenden në pikat e shitjes si dhe në website tonë www.lotaria.al. 

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën e lotarisë fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare. 

Çmimet më të mëdha se 100,000 Lekë mund të kërkohen pranë Zyrave Qendrore të ʺLotaria Kombëtareʺ pasi ka përfunduar periudha prej një jave e afatit të reklamimit. Në këtë rast, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit në 04 451 1000.   

Mbajtësit e biletave të lotarisë mund ta pretendojnë çmimin e tyre fitues, brenda 90 ditëve nga dita pas datës së hedhjes së shortit përkatës.


Me shumë rëndësi ... Bileta

Sapo të dorëzoni skedën me parashikimet tuaja në pikën e shitjes, ju do të pajiseni me biletën e lotarisë. Vetëm bileta e lotarisë njihet si vërtetim për çmimin që mund të keni fituar. Ruajeni biletën me kujdes. Pa biletën e lotarisë ju nuk do të paguheni për asnjë çmim.

 

Rregullat e lojës:

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit.

Shënime: 

Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.

Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.

Kontrollo Biletën

Shkruani Nr. e biletës:

VENDNDODHJET TONA

all rights reserved © 2014 Lotaria Kombëtare by austrian lotteries